LAJME / E Shtunë 21 Shkurt 2026, 20:08

DETAJE të reja nga vrasja e Egli Pashollarit: Autori kishte hapur bllokazhin në mes të rrugës, viktima e ofendoi

Të tjera detaje kanë dalë në pah nga vrasja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku Egli Pashollari u qëllua për vdekje me thikë nga Gazmend Buçpapa.

Burime për mediat kanë zbuluar se Gazmend Buçpapa ndodhej në zonë duke pritur bashkëshorten të dilte nga një market në zonën e 21 Dhjetorit, ku ajo punonte si shitëse.

Buçpapa mësohet se ka lënë makinën me bllokazh në mes të rrugës, kur papritmas nga pas i është afruar një tjetër automjet që drejtohej nga Pashollari.

Sipas burimeve mësohet se Pashollari i ka rënë borisë për t’i kërkuar të lironte rrugën.

Në atë moment, nga makina ka zbritur Gazmendi, i cili mendohet se e ka sharë. Pasi ka devijuar automjetin, viktima mësohet ta ketë pritur autorin rreth 100 metra më poshtë në mënyrë që të sqaroheshin për ofendimet e bëra.

Në ato çaste mësohet se ka nsiur konflikti fizik me grushte, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e një mjeti prerës, ku autori i dyshuar goditi mne thikë për vdekje 31-vjeçarin.

Një foto tregon momentin nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku 40-vjeçari shikohet teksa ecën me gruan e tij qetësisht.

Pas ngjarjes së rëndë Gazmend Buçpapa është larguar në drejtim të paditur. Aktualisht ai vijon të jetë në kërkim nga policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE