
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Vaqarrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të lënduar disa persona, mes tyre edhe fëmijë të mitur.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen me iniciale Xh. Sh. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave nga 6 deri në 10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e mjetit.
Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, sipas policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
