LAJME / E Premte 3 Prill 2026, 11:11

Detaje nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë/ Autori u përlesh me viktimën dhe më pas e goditi në kokë

Mësohet se trupi i pajetë i Gezim Vijës u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet.

Ai e ka thirrur 78-vjeçarin për të dalë dhe kur nuk ka marrë përgjigje, ka njoftuar fqinjët e tij dhe më pas kanë hapur derën e shtëpisë, ku në një prej dhomave gjendej trupi i pajetë i të moshuarit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78-vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, çka i ka sjellë vdekjen.

Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur para se 78-vjeçari të qëllohej për vdekje me mjet të fortë.

Policia dhe ekspertët janë kthyer sot në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti me të cilin u krye vrasja.

Vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacione të vlefshme që do orientonin policinë drejt identifikimit të autorit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE