
Këtë të premte ka dalë para gjykatës njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare, Myrto, në Kefaloni.
Sipas mediave greke, ish-peshëngritësi 26-vjeçar ishte i pari që u paraqit në gjykatë, ku kërkoi falje. Ai pretendon se ishte personi që së bashku me 23-vjeçarin, e nxori vajzën pa ndjenja nga apartamenti dhe më pas njoftuan shërbimet e urgjencës.
Policia greke bën me dije se tre të arrestuarit fillimisht u akuzuan për ekspozim dhe shkelje të ligjeve për drogën. Hetimet janë bazuar në pamjet filmike, dëshmitë e dëshmitarëve dhe prova të tjera materiale. Gjatë operacionit janë sekuestruar telefona celularë, veshje dhe sende personale.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 26-vjeçarin duke nxjerrë vajzën pa ndjenja nga hoteli dhe duke e lënë jashtë. Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arrest kardiak si pasojë e edemës pulmonare.
Ndërkohë, familjarët dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçares në katedralen e qytetit, mes dhimbjes së thellë.
Babai i saj ka dhënë një deklaratë rrëqethëse për mediat, ku ka folur për humbjen tragjike të vajzës, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen
“Sot kam dasmën dhe funeralin e vajzës sime. Vërtet, është dita më e vështirë e jetës sime. Shpresoj që ajo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt tjetër. Unë e kam rritur fëmijën tim, i kam dhënë parime, e kam edukuar. Nuk mund ta imagjinoj, nuk mund ta besoj “, u shpreh ai.
Gjithashtu ai tregoi për bisedat e përditshme me të bijën, duke u shprehur se me të fliste çdo ditë.
“Flisja me fëmijën tim çdo natë dhe i thoja: ‘Fëmija im, meqenëse të thashë t’i kushtosh vëmendje kësaj, kushtoji vëmendje asaj, mos e bëj këtë, do të shfaqen djajtë, mund të kenë fytyra engjëllore, kushtoji vëmendje kësaj, kushtoji vëmendje…’, me fjalë të tjera, i thashë të gjitha, sikur të isha profet,” theksoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
