
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një adoleshent ka plagosur me thikë të afërmin. Burime për mediat bëjnë me dije se pas një sherri i riu rreth 16-vjeç ka qëlluar me thikë xhaxhain e tij.
Ky i fundit menjëherë është dërguar në spital ku dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, pasi ka plagë të shumta, ndërsa nipi i tij i cili dyshohet të jetë dhe autori i kësaj ngjarje ka rënë në prangat e Policisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë fakti se xhaxhai e kishte hapur nipin duke konsumuar hashash dhe më pas i kishte treguar vëllait të tij.
Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për më shumë informaicone pritet një reagim zyrtar nga Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
