
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani, ku dy nxënëse shkolle u plagosën rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi ato me thikë në oborrin e një kompleksi shkollor në Songau, në jugperëndim të Mynihut.
Sulmuesi, i cili besohet se mbante edhe një armë zjarri, është arrestuar tashmë, ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut.
Forca të shumta policie dhe helikopterë të reagimit të shpejtë nxituan në kompleksin shkollor, pasi fillimisht kishte informacione për të shtëna dhe më shumë të plagosur.
Sipas Ministrit të Brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrmann, bëhet fjalë vetëm për një të dyshuar.
“Ne besojmë se ka pasur një autor që mbante një thikë dhe një armë zjarri dhe se nuk ka asnjë të dyshuar tjetër, ndërsa aktualisht nuk ka informacion të besueshëm në lidhje me motivin e autorit”, thai.
Më tej Herrman konfirmoi se dy vajzat janë plagosur rëndë, por po trajtohen në spital jashtë rrezikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
