
Dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani.
Viktimat janë identifikuar si E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe, lajmi për vdekjen e të cilave ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin shqiptar, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur në një rrugë ku janë përfshirë gjithsej pesë automjete, duke shkaktuar pasoja fatale. Dyshohet se shkaku fillestar i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë, e cila ka çuar në përplasjen zinxhir të automjeteve.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare lidhur me personat e përfshirë apo gjendjen e të lënduarve të tjerë.
Lajmi për humbjen e dy të rejave ka shkaktuar dhimbje të madhe në Topanicë të Kamenicës, ku familja Zubaku gëzon respekt në komunitet. Në rrjetet sociale, qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen, duke lutur që viktimat të prehen në paqe dhe familjarët të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Ndërkohë, pritet që autoritetet kompetente në Gjermani të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve mbi aksidentin tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
