LAJME / E Enjte 16 Tetor 2025, 10:10

“Detaje HO*ROR! Gruaja detyrohet të bëjë s*ks treshe dhe të filmojë burrin me të dashurën!”

Një histori tronditëse abuzimi psikologjik, seksual dhe emocional u bë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një grua rrëfeu me detaje makthin që ka përjetuar gjatë martesës me ish-bashkëshortin e saj.

Sipas saj, burri e dhunonte sistematikisht dhe e shantazhonte seksualisht, duke e detyruar të kryente marrëdhënie treshe, të cilat jo vetëm zhvilloheshin në prani të tij, por edhe xhuroheshin me kamera. Në disa raste ajo mbante kamerën, në raste të tjera e dashura e burrit.

“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – tha ajo, duke theksuar se posedon video prova që i janë dorëzuar emisionit.

Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh të sëmurë, sipas denoncueses, po ashtu ishte viktimë. Ish-bashkëshorti e kërcënonte:

“Nëse nuk vjen, ia tregoj burrit tënd lidhjen jashtëmartesore.”

Tensioni arriti deri në pikën më ekstreme:

? Denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan vetëvrasjen në malin e Dajtit, të dërrmuara nga frika dhe turpi.

“Shkuam për t’i dhënë fund gjithçkaje, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – rrëfeu ajo mes lotësh.

Ish-bashkëshorti: “Ajo më detyronte mua!”

I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti i mohoi të gjitha akuzat dhe u përpoq të kthente gjithçka në favor të tij, duke pretenduar se ish-gruaja ishte autorja e manipulimit, madje pretendoi se ajo e kishte tradhtuar e para.

Ai tregoi edhe një episod të dyshimtë, duke thënë se ajo tentoi të sulmonte të dashurën e tij me kaçavidë në Dajt – një pretendim që u rrëzua nga vetë e dashura, e cila pranoi se ishte nën shantazhin e tij vazhdimisht.

“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika,” – tha ajo.

“Isha emocionalisht e paralizuar.”

Përveç abuzimit fizik dhe seksual, denoncuesja akuzon ish-burrin se:

Nuk paguan pensionin ushqimor për djalin 10-vjeçar Ndërkohë, përmbarimi i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin, edhe pse ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

Gazetarët e “Fiks Fare” kërkuan shpjegime nga Zyra e Përmbarimit:

Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, refuzoi të flasë. Drejtori Pjetër Caka u kontaktua në telefon, por nuk dha asnjë përgjigje zyrtare.

Historia ka shkaktuar indinjatë të madhe publike, duke ngritur pyetje të forta mbi:

?? Mbrojtjen e viktimave të dhunës

?? Abuzimet seksuale dhe psikologjike brenda familjes

?? Heshtjen e institucioneve që duhet të ndërhyjnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE