LAJME / E Diel 17 Maj 2026, 15:03

DETAJE/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ja sa është vlera e bizhuterive që vodhën grabitësit

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e një argjendarie në Kamëz, ku autorët kanë arritur të marrin bizhuteri me vlerë rreth 7 milionë lekë të vjetra.

Pas inventarizimit të kryer në biznesin e grabitur, është konfirmuar se dy personat e maskuar kanë marrë sende floriri dhe argjendi, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka qenë i armatosur.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në një argjendari në pronësi të shtetasit O.L., ku grabitësit hynë dhe morën një sasi bizhuterish përpara se të largoheshin nga zona.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në zonë për identifikimin e autorëve.

Edhe pse deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre, hetuesit kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, përmes të cilave është dokumentuar itinerari i lëvizjes së grabitësve pas ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE