LAJME / E Martë 25 Nëntor 2025, 16:04

Dështimi i protestave/ Gazetarja zbulon hapin e radhës, ja çfarë do të bëjë Berisha…

Pas dështimit të protestave me pjesëmarrj3 të ulët, gazetarja Mirela Milori zbuloi hapin e radhës të Sali Berishës.

Ajo tha se shumë shpejt kreu i PD-së, Sali Berisha, do të nisë një tur takimesh me qëllim që të mbajë me shpresë militantët e PD-së.

Me sa di, Berisha do të nisë një tur. Ndoshta e kam edhe informacionin të gabuar, por di që Berisha do të nisë një tur. Opozita duhet të jetë më e vërtetë me njerëzit. Kjo opozitë vjen nga trauma, nuk është më e fuqishme.

Berisha humbi partinë, e rimori partinë, pra është një opozitë që ka kaluar krizat e saj dhe nuk është një opozitë e fortë. Këta njerëz i kemi parë herë pro Berishës, herë kundër, ndërsa baza është çorientuar dhe distancuar. Ndërkohë, përballë saj është mazhoranca, e cila funksionon “on bllok”, me të gjitha mjetet e saj. Opozita duhet të jetë e vërtetë dhe të thotë, po, këtu jemi, me këto probleme që kemi.

Vijmë nga kriza dhe po përpiqemi të dalim prej saj. Për mua, opozita duhet të jetë e sinqertë me qytetarët dhe të mos bëjë sikur jeton në një ishull paralel, ndërsa flet për ngjarjet që ndodhin në ishullin përballë”, u shpreh Milori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE