
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestës së zhvilluar para Kuvendit dhe kërkesave për largimin e tij nga pushteti, duke deklaruar se ndryshimi i qeverisë nuk mund të arrihet përmes presionit të rrugës.
Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se sistemi politik nuk do të rrëzohet nga protestat, ndërsa përdori tone të forta ndaj kundërshtarëve dhe pjesëmarrësve në tubim.
Rama iu referua edhe asaj që e quajti “pasqyra e bulevardit”, duke lënë të kuptohet se do të ndajë më vonë reflektimet e tij mbi zhvillimet e fundit. Sipas tij, ajo që u pa në protestë përfaqëson dy qasje krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e vendit.
“Nuk ka asnjë mundësi që ky sistem të përmbyset, pavarësisht përpjekjeve të atyre që e dëshirojnë këtë. Për atë që kam kuptuar nga ajo që pashë në bulevard do të flas më gjerë në ditët në vijim. Për mua, aty u panë qartë dy realitete. Nga njëra anë është historia e flamingove, që simbolizon Shqipërinë e re, ndërsa nga ana tjetër janë sorrat, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të ardhmen, por përfaqësojnë rikthimin e së shkuarës në format e saj më të rrezikshme”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se ekstremizmi, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, sipas tij, sjell në skenë njerëz që nuk ofrojnë zgjidhje për vendin.
“Janë njerëz të zhytur në delire, padije dhe frustrim, që besojnë se duke sharë e ofenduar mund të ndryshojnë realitetin. Por me fyerje dhe urrejtje nuk ndërtohet asgjë dhe nuk ndryshohet Shqipëria”, deklaroi kreu i qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
