
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se një mashkull është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua dyshohet se ka mbetur e plagosur.
Sipas të njëjtave burime, e dyshuara pas aktit ka kërcënuar me vetëvrasje, ndërkohë që në vendin e ngjarjes pritet ndërhyrja e Njësisë Speciale (FIT).
IndeksOnline ka mësuar se e dyshuara është Ardita Gashi rreth moshës 30-vjeçare, e cila pas ndërhyrjes së policisë është gjetur e plagosur në kokë.
Gashi dyshohet të ketë pasur kontakte me viktimën.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
