LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 11:11

Deklaratat e Trump për Ramën dhe Osmanin në takimin e Bordit të Paqes

Në mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashington, presidenti amerikan

Donald Trump vlerësoi pjesëmarrjen e liderëve ndërkombëtarë, duke u shprehur se ndihej “i nderuar” nga prania e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Trump pati fjalë të mira edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se “po bën një punë të madhe”.

Ai u shpreh: “Sot na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit, i mbështes. Tani mbështes liderë të huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë.

Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE