Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, foli me emocion pas fitores së madhe në Beograd, duke e cilësuar si një nga fitoret më të bukura të karrierës së tij, por edhe duke theksuar se ende nuk ka përfunduar asgjë.
Sylvinho u shpreh:
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, shumë i lumtur për djemtë.
Kjo është një nga fitoret më të bukura të karrierës sime, por s’kemi mbaruar ende.
Na presin edhe dy ndeshje shumë të vështira.
Besomëni, është hera e parë në histori që jemi kaq afër kualifikimit për në Botëror, dhe kjo më bën shumë krenar.”
I pyetur për zgjedhjet taktike, trajneri kuqezi sqaroi:
“Zgjodhëm Uzunin sepse deshëm të krijonim më shumë hapësira përpara.
Ai ka shpejtësi, energji dhe besim, dhe kjo na ndihmoi shumë në lojën tonë.”
Për menaxhimin e presionit, Sylvinho tregoi qetësinë që e karakterizon:
“Ne thjesht bëjmë lojën tonë.
Patëm momente shumë të vështira ku ata mund të na shënonin, por s’ja dolën dot.
Më e rëndësishmja është që morëm 3 pikë, dhe jam shumë i lumtur për këtë.”
Me këtë fitore, Shqipëria mban gjallë ëndrrën e madhe drejt Botërorit 2026, ndërsa Sylvinho u konfirmua si arkitekti i një skuadre që beson deri në fund, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

