LAJME / E Diel 18 Janar 2026, 20:08

Dash Sula e thotë troç: Më ka telefonuar Edi Rama, ja oferta që më bëri…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka pranuar se ka pasur një telefonatë direkte me kryeministrin Edi Rama, të cilën e cilësoi si vlerësuese dhe civile.

Në një prononcim për “News 24”, Sula tha se kryeministri e ka kontaktuar personalisht, duke i shprehur respekt për integritetin dhe dinjitetin e tij gjatë rreth 20 viteve në politikë.

Më ka thënë se respekton dinjitetin dhe integritetin tim si një njeri i papërfolur dhe më ka ftuar të kontribuoj për shtetin shqiptar aty ku e mendoj vetë”, deklaroi ish-deputeti.

Ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë e sinqertë dhe refuzuese.

I thashë që nuk jam gati”, u shpreh Sula, duke sqaruar se telefonata ka ndodhur në muajt gusht ose shtator, para nisjes së sesionit parlamentar.

Sipas tij, ai ka zgjedhur të vijojë angazhimet e veta personale dhe profesionale, pa pranuar asnjë ofertë në atë moment. Sula ka deklaruar gjithashtu se edhe më herët i janë ofruar pozicione të ndryshme drejtuese, si drejtor drejtorie, drejtor juridik dhe funksione të tjera në administratë, por përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë negative, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE