LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 11:11

Dalin emrat! Ky është polici që u vra sot gjatë operacionit, një tjetër lufton për jetën

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në zonën e Lozhanit në Maliq, ku një efektiv policie u vra ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në kërkim.

Sipas informacioneve policore mëngjesin e sotëm (4 qershor) strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.

Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim, shtetasit Violand Braçellari, 43 vjeç dhe policisë.

Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, shtetasi Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosu është Edison Adri. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe personi i shpallur në kërkim, i cili është ndalur.

Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE