LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 14:02

Cudira shqiptare, skandali i madh ne vend, detajet e plota

Deputeti Korreshi e denoncoi në Parlament: ‘Nuk i mjaftojnë pisllëqet, po na dashka dhe pilaf’; por 2 muaj më vonë, Muka u katapultua në krye të Shërbimeve Mbështetëse të RTSH-së, që menaxhon karburantin, rikonstruksionet dhe tenderët…

Prej disa ditësh në RTSH është emëruar ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Lushnjës si Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse (DSHM). Ky pozicion ka të bëjë me menaxhimin e burimeve të RTSH-së, karburantin, rikonstruksionet dhe shumë tenderë që lidhen drejtpërdrejt me menaxhimin e brendshëm të institucionit.

Shpëtim Muka është një personazh i cili u largua më 5 maj nga detyra si kryepolic i Bashkisë Lushnjë pas një skandali, ku ky i fundit kërkonte favore seksuale duke shfrytëzuar pozicionin e punës. Por jo vetëm kaq, ai është përballur edhe me problematika të mëdha që lidhen me ryshfete dhe gjobitje selektive të bizneseve të ndryshme.

Saimir Korreshi, deputeti i qarkut të Lushnjës, e denoncoi këtë skandal nga foltorja e Parlamentit, duke përdorur edhe ironi. Citojmë fjalimin e deputetit Korreshi: “Ky Shpëtim Muka, shef i Policisë Bashkiake, nuk i mjaftojnë pisllëqet që bën, po na dashka dhe pilaf”, duke iu referuar mënyrës se si Shpëtim Muka kërkonte favore seksuale nga qytetarët duke shfrytëzuar pozicionin e punës.

Tashmë, prej disa ditësh, Shpëtim Muka është në krye të DSHM-së në RTSH, nga një konkurs plot dyshime. Zërat në RTSH konfirmojnë se grupi i drejtuar nga kryetari i Këshillit dhe njëherësh këshilltar i Niko Peleshit, Fatjon Hoxhallari, katapultoi një person me precedent të rëndë.

RTSH tashmë është kthyer në një situatë të padurueshme, ku ofiqet për anëtarët e Këshillit janë kthyer në dëshira dhe epshe, ku të dashurat e këtyre të fundit emërohen kudo në RTSH. Mjafton të kesh mik Fatjonin e Nikon dhe emërohesh kudo.

RTSH është në krizë për t’u paguar punonjësve dietat dhe honoraret, por jo për shefen e kabinetit të Eni Vasilit, Enola Bejko, dhe Fatjon Hoxhallarin, të cilët bëjnë udhëtime luksi në Venecia, ndërsa RTSH është në krizë.

Tashmë ky institucion po degradohet çdo ditë e më shumë./Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE