LAJME / E Hënë 23 Mars 2026, 20:08

“Brikena nga manastiri nuk erdhi”/ Ilnisa Agolli e ashpër ndaj Brikena Selmanit! Çfarë u bë shkak?

Dalja e Ilnisa Agollit në “Fan Club” këtë të diel ka ndezur një debat të gjerë në rrjet, jo vetëm për gjuhën e zgjedhur, por sidomos për arsyet e fshehta që mund të motivojnë deklaratat e saj.

Gjatë analizës së saj për dinamikat e shtëpisë, ajo nuk i ka kursyer ironitë, duke e krahasuar ambientin me një klinikë dentare dhe Brikenën me një “dhëmballë të dëmtuar” që refuzon afrimitetin e Mateos.

Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje ishte deklarata e saj therëse se Brikena nuk vjen nga manastiri, duke ironizuar reagimet e saj mbrojtëse sikur t’i ishte cënuar virgjëria.

Kjo qasje tejet e ashpër nga ana e Ilnisës nuk ka kaluar pa u skanuar nga ndjekësit e vëmendshëm, të cilët kanë nxjerrë në dritë një tjetër “prapaskenë” që po bën xhiron e rrjetit.

E kaluara mediatike duket se i ka kryqëzuar rrugët e këtyre dy vajzave shumë kohë përpara këtij edicioni, dhe lidhja është pikërisht Meritoni.

Aktualisht, në TikTok po qarkullojnë me shpejtësi pamje nga programi ku Brikena bëri debutimin e saj në ekran.

Në ato video, të cilat i përkasin vitit të shkuar, ajo shfaqet në skena mjaft të afërta dhe provokuese pikërisht me Meritonin, ish-partnerin e Ilnisës në programin ‘Supernova’.

Për një pjesë të madhe të publikut dhe komentuesve aktivë, ky detaj nuk është aspak një rastësi e parëndësishme.

Në sytë e shumëkujt, ky reagim i Ilnisës po interpretohet përtej kornizave të një analize racionale të lojës.

Rrjeti po zien nga aludimet se ashpërsia e saj derivon pikërisht nga një inat i akumuluar apo xhelozi e pashprehur, e lidhur ngushtë me ato pamje të së shkuarës mes Brikenës dhe Meritonit.

Se sa ndikon vërtet ky detaj personal në opinionet e saj sot mbetet e hapur për diskutim, por një gjë është e qartë: në botën e televizionit rrjeti nuk harron asgjë, dhe kjo dramë sapo ka marrë një dimension krejtësisht tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE