LAJME / E Diel 31 Maj 2026, 19:07

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbron titullin kampion IBO ndaj britanikut Nnamdi në ringun e Londrës!

Në stadiumin “OVO Arena Wembley” të Londrës, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Austine Nnamdi.

Një fitore disi e vëshfirë por e merituar e boksierit lezhjan, që ishte përgatitur për t’u përballur me një tjetër rival, amerikanin Muhsin Cason. Por, ku i fundit, për arsye shëndetësore u detyrua të tërhiqej pak ditë para sfidës dhe vendin e tij e zuri britaniku Nnamdi.

Gjithsesi, Uldedaj bëri një paraqitje të mirë në ring, duke rivalizuar dhe patur epërsi shumicën e 12 raundeve, duke e merituar fitoren. Për boksierin shqiptar, shifrat janë të jashtëzakonshme: 22 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë, kjo është hera e parë që e mbron titullin e fituar tetorin e vitit të kaluar.

Të shumtë ishin tifozët kuqezinj në stadium për të mbështetur boksierin shqiptar, që nuk i zhgënjeu, duke fituar e duke mbrojtur titullin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE