
Në kohën kur vizita të zyrtarëve serbë shoqërohen me masa të forta sigurie dhe tension në Sanxhak, një postim i kryetares së
Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, Amina Nuraj, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Ajo ka rrëfyer momentin
kur nëna e saj i kërkoi të mos dilte në rrugën kryesore me simbolin e shqiponjës shqiptare në qafë, pikërisht në ditën kur në
qytet ndodhej ministri serb Ivica Daçiq.
“Bijë, mos ec sot në rrugën kryesore me shqiponjën në qafë për të shkuar në zyrë, sepse në qytet është siguria e shtetit nga
Beogradi, pasi po vjen Ivica Daçiqi.”
Fjalet e Nënës time… ?
Por pas pak, nga inati dhe krenaria, dola pikërisht në rrugën kryesore, aty ku ishin të parkuara maki
nat e zeza dhe forcat e sigurisë. Me shqiponjën në qafë, me kokën lart dhe me krenari të plotë. Duke kaluar pranë kordonit të policisë, shikimet u kthyen nga unë. Sytë u ndalën te shqiponja ime, por edhe te qëndrimi im.
Aty e kuptuan se kanë ardhur në Sanxhak — dhe se këtu ka shqiptarë që identitetin e tyre nuk e fshehin dhe frikën nuk e njohin. Krenaria nuk ndalet, as nuk përkulet”, ka shkruar Amina Nuraj.(INA) , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
