
Pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, debati politik ka marrë përmasa të reja me shkëmbimin e akuzave mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit aktual Blendi Gonxhja.
Berisha akuzoi publikisht se Gilmando Dani kishte shërbyer si badigard i ministrit Gonxhja, një akuzë të cilën Gonxhja e paralajmëroi se do ta çojë në gjyq si lajm të rremë. Megjithatë, Berisha jo vetëm që u shpreh i gatshëm të përballet në gjykatë, por thelloi akuzat, duke implikuar ministrin në lidhje të drejtpërdrejta me grupet kriminale.
Kur u pyet nëse do të përballet me Blendi Gonxhen në gjykatë, Berisha iu përgjigj prerë: “Absolutisht, që Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky kjo është e provuar.”
Berisha më pas thelloi akuzat, duke pretenduar se Gonxhja është një “produkt totalisht i bandave”:
Lidhja Kriminale: “Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur.”
Dëshmitarët: Ish-Kryeministri u shpreh i bindur se do t’i nxjerrë Gonxhes “dhjetëra dëshmitarë” për të provuar lidhjet e tij me këto grupe.
Theksi Mbi Lidhjet: “Kjo nuk bëhet me dokumente, por e dinë që Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës në këtë fushatë në Tiranë ka qenë njeriu më i lidhur… Gonxhe është totalisht produkt i bandave.”
Këto deklarata të forta pritet të intensifikojnë konfrontimin ligjor dhe politik mes opozitës dhe qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
