LAJME / E Shtunë 24 Janar 2026, 13:01

Berisha thirrje për protestë: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, 17:00 është ora e opozitës

kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha e përshkroi protestën si një moment kyç për opozitën dhe ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në kryeqytet. “Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës. Ora 17:00 është ora e opozitës,” shkroi ai.

Protesta pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa policia ka njoftuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE