
Partia Demokratike ka ndryshuar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës.
Sipas portalit Timoni.al, Belind Këlliçi është shkarkuar nga detyra e koordinatorit politik dhe drejtuesit të qarkut, ndërsa në vend të tij është emëruar doktor Ilir Alimehmeti. Vendimi është marrë personalisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar “një frymë të re” në drejtimin e PD-së në kryeqytet, pas performancës së dobët në zgjedhjet e fundit.
Ilir Alimehmeti ka nisur menjëherë punën në detyrën e re, duke zhvilluar takime me 14 kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, si dhe me përfaqësuesit e aleatëve në koalicionin opozitar. Qëllimi i këtyre takimeve është koordinimi i strukturave dhe përgatitja për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet.
Alimehmeti shihet si një figurë moderuar dhe me mbështetje të gjerë në bazë, veçanërisht pas rezultateve të arritura në zgjedhjet e 11 majit, ku arriti të marrë rreth 20 mijë vota në Tiranë. Emërimi i tij konsiderohet një sinjal për riorganizim dhe rinovim brenda PD-së, duke sjellë një dinamikë të re në strukturat e partisë në kryeqytet.
Berisha ka theksuar se nevojiten energji të reja dhe figura të besueshme që përfaqësojnë qytetin, duke nënvizuar se ndryshimi synon përgatitjen për sfidat e ardhshme elektorale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
