
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me deklaratën e Berishës që demokratët do të asgjësojnë Partinë Socialiste.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook-un e tij, Balla u bën thirrje vëllazëroreve demokratëve që të mos ndërmarrin urdhëra të tilla që synojnë përçarje mes politikanëve.
Ndërsa në lidhje me përfshirjen e të miturve në protestën e demokratëve, Balla shkroi se drejtësia duheet të reagojë e të marrë masa të menjëhershme.
“Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”
SB? : “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.
Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.
Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.
Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
