
Pas komenteve që po qarkullojnë në rrjet lidhur me faktin se kush e hoqi kë nga Instagrami – Dojna Mema apo Kiara Tito – moderatorja Dojna ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instastory.
Ajo ka publikuar një bisedë private në WhatsApp, ku motra e saj i shkruan:
“Hiqe Kiara Titon, se të paska heq nga Instagrami”, ndërsa Dojna i përgjigjet:
“Ça thua mi, unë as që kam folur keq.”
Përveç fotos së bisedës, Dojna ka shpërndarë edhe një mesazh më të gjatë, ku thekson se gjithmonë është transparente dhe nuk shmang pyetjet, edhe kur ato bëhen live në emision.
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë kjo edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këllë për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta…”, shkruan ajo, duke nënkuptuar se nuk ka arsye të fshehë të vërtetën.
Ky “konflikt virtual” nisi pasi Dojna Mema, në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, u shpreh se Kiara e kishte hequr nga Instagrami.
Ndërkohë, Kiara, e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra”, deklaroi të kundërtën:
“Jo unë, por Dojna më ka hequr mua.”
Polemi ka ndezur rrjetin, ndërsa të dyja moderatoret i qëndrojnë versionit të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
