LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 17:05

Baton Haxhiu zbërthen fjalën e Ramës në mes të Amerikës: U tregua kryeministër me b*le

Analisti Baton Haxhiu ka folur në emisionin “Opinion” për prezencën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes dhe për deklaratat që ai bëri për UÇK në prani të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Sipas Haxhiut u shpreh se Rama dëshmoi sot se politika nuk kërkon vetëm guxim, por bo*e. Sipas tij, Rama arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë paqen, me procesin absurd ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kur ka një deklaratë të tillë, nuk ka fjalë që e përmbush dhe e përdora ashtu siç duhet, politika kërkon bo*e.

Për mua ka qenë Rama i guximshëm dhe mund të jetë edhe me pasoja kjo deklaratë. Në një ambient të tillë, duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim.

Veprimi i Ramës ishte tepër kurajoz. Mua as në mendje nuk më ka shkuar që Rama do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur foli për paqen, ai menjëherë përmendi rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lidhur gjërat në mënyrë brilante”, tha Haxhiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE