LAJME / E Shtunë 18 Tetor 2025, 00:12

“Bashkia nuk do t’ia dijë”- Florjan Binaj denoncon trafikun në Tiranë: Bëjnë propagandë! Të bashkohemi e të veprojmë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka hapur zyrtarisht fushatën e tij elektorale me një video ku denoncon gjendjen e rrugëve të kryeqytetit sa herë bie shi.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Binaj shfaqet duke udhëtuar me makinë nëpër rrugët e Tiranës në mes të një shiu të dendur, teksa përpiqet të përshkojë zonat e përmbytura.

Ai e cilëson përvojën si një “mision të pamundur”.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, thotë Binaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE