
Një moment që po bën xhiron e rrjetit ka ndodhur në Big Brother VIP, ku banorja Benita u kthye në kryefjalë pas një performance që shumë e quajtën të turpshme në lojën e pyetjeve.
Ajo nuk dinte kush ishte Naim Frashëri, nuk dinte tabelën e shumëzimit dhe madje nuk dinte as sa ditë ka një vit, duke habitur banorët dhe publikun.
Situata u bë edhe më absurde kur iu bë pyetja: “Nëse dy vëllezër janë, njëri 9 vjeç dhe tjetri 11, sa do të jetë vëllai i madh kur i vogli të bëhet 20?”, por banorja nuk kishte asnjë ide për përgjigjen, duke e lënë studion dhe shtëpinë pa fjalë.
Në rrjetet sociale reagimet kanë qenë të forta, ku shumë ndjekës e quajtën këtë moment “një turp të madh” për një vajzë 22–23 vjeçe, ndërsa të tjerë e kthyen në meme dhe humor viral.
Edhe një herë, Big Brother VIP tregoi se momentet spontane mund të zbulojnë anë të papritura të banorëve dhe të ndezin debat publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
