
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku.
Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur se është sekuestruar vila e Ballukut në Dhërmi.
Sipas SPAK ish.zv-kryministrja Balluku, fshehu vilën në emër të Igli Tares.
Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.
Kujtojmë që po ditën e sotme ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare u mor i pandehur nga SPAK.
Tares, i është komunikuar akuza për pastrim parash në lidhje me dosjen e ish-zv kryeministres, Belinda Balluku.
Thirrja e Igli Tares në SPAK, erdhi fill pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.
SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. SPAK firmosi më pas një fletëthirrje të dytë, ku u morën masat që Tare ta marrë njoftimin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
