LAJME / E Shtunë 20 Dhjetor 2025, 14:02

Balluku do të japë dorëheqjen!”/ Vjen deklarata surprizë dhe zbulon skenarin çfarë pritet…

Analisti Nikollë Lesi ka treguar skenarët e asaj që pritet të ndodhë me Belinda Ballukun, për të cilën SPAK-u kërkon arrestimin.

Sipas Lesit, deputetët nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit dhe Balluku mund të japë dorëheqjen nga pozicioni i zëvendëskryeministres.

Nga informacionet që kam unë, deputetët nuk do të votojë heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Mesa di, mundet që pasi të kalojnë në Këshillin e Mandateve, edhe të ndahen raportet, PD-ja raport për heqjen e imunitetit dhe PS-ja jo për heqjen e imunitetit, Balluku do të japë dorëheqjen.

Në seancat para parlamentit do japë dorëheqje si zëvendëskryeministre, që t’i japë shkas PS-së që të thotë që bie akuza e SPAK-ut që Balluku do të prishë provat.

Edhe kështu ata nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit. Ajo do të hetohet si deputete me imunitet, do shkojë në SPAK-u dhe do kalojë në gjyq si deputete”, tha Lesi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE