LAJME / E Premte 1 Maj 2026, 19:07

Azizi i VLEN-it: Ali Ahmeti po e sulmon Albin Kurtin sepse ky i fundit ia prishi “jaraninë” me Vuçiqin

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kreut të

Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me qëndrimet e këtij të fundit ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Azizit, sulmet e fundit të Ahmetit ndaj Kurtit nuk janë të rastësishme, por lidhen me ndryshimet gjeopolitike dhe

dështimin e projekteve që ai i quan të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

“Prishja e thikave mbi hartë”

Azizi ka listuar disa nga “mëkatet” e Albin Kurtit, të cilat sipas tij kanë shqetësuar krerët e vjetër politikë në rajon:

• Fundi i “Open Balkan”: Azizi thekson se Kurti ishte ai që i dha goditjen përfundimtare këtij projekti.


• Dështimi i Zajednicës: Sipas deputetit, Kurti prishi planet për asociacionin dhe “jaraninë” me Radojçiqin e Vuçiqin.


• Kthimi i sovranitetit: Ai vlerëson se janë larguar “thikat mbi hartën e Kosovës” dhe veriu i vendit është kthyer nën kontrollin

e plotë të Republikës.
Pyetje publike për Ali Ahmetin
Në fund të reagimit të tij, Adnan Azizi ngre dilema mbi arsyet e shqetësimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për humbjen e pushtetit nga ana e BDI-së në Maqedoninë e Veriut.

“A për këto ‘të bëma’ sulmohet sot nga Ali Ahmeti? A për këto arsye shqetësohej Vuçiqi se po bie Aliu nga pushteti?” – ka përfunduar Azizi. /INA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE