LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 14:02

Avioni u rrëzua në Kroaci, raportohet për viktima

Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël, që ndodhi të enjten rreth orës 11:20 pranë Medulinit në Kroaci, kanë konfirmuar autoritetet policore të Istrias.

Sipas informacioneve jozyrtare, katër persona kanë vdekur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë në kërkim edhe të dy personave të tjerë.

Policia njoftoi se raportimi për rrëzimin e avionit u pranua rreth orës 11:20 në zonën e Kampanozhit, mes Kaštijunit dhe Medulinit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë dërguar të gjitha shërbimet emergjente.

“Në këtë moment, të gjitha shërbimet janë në terren, nga ndihma e shpejtë mjekësore dhe zjarrfikësit deri te policia, të cilat po ndërmarrin veprimet në kuadër të kompetencave të tyre”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Alen Paçiq, duke konfirmuar se në aksident kanë humbur jetën disa persona.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE