LAJME / E Enjte 31 Korrik 2025, 22:10

Avionët e helikopterët pushtojnë qiellin, Kroacia tregon “muskujt” me paradën madhështore ushtarake

Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) dhe Ditës së Fitores dhe Falënderimit ndaj Atdheut.

Ceremonia nisi në orën 17:00 dhe përfshiu më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore kroate.

Parada u zhvillua përgjatë rrugës “Grad Vukovar”, në një itinerar prej 2.4 kilometrash, nga Avenia “Marina Dr?i?” deri tek “Savska”, me një gjatësi formacioni që arriti rreth 1,800 metra. Në krye të paradës qëndronin 200 flamuj të njësive historike dhe luftarake, të ndjekur nga 24 ekselone këmbësorie, ku përfshiheshin ushtarë aktivë, kadetë, rezervistë, si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë.

Formacionet e ushtrisë kishin bërë përgatitje intensive gjatë dy javëve të fundit në bazën ushtarake Pleso, ku çdo ditë stërviteshin për të përsëritur marshimin pesë herë në ditë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE