
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000 euro ndërmjet
individëve nuk do të lejohen të kryhen me para të gatshme.
Sipas njoftimit, të gjitha pagesat që tejkalojnë këtë shumë duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose
formave të tjera elektronike të pagesës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë kufizimin e përcaktuar me ligj, me qëllim të shmangies së gjobave dhe sanksioneve të mundshme.
“Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e ATK-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
