
Situata në segmentin rrugor “Arrat e Gurrës” është përkeqësuar ndjeshëm orët e fundit, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës.
Për shkak të gjendjes së rënduar, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe kalimi i mjeteve të emergjencës, përfshirë zjarrfikëset, policinë dhe ambulancat, në segmentin e dëmtuar.
Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut.
Ndërkohë, situata mbetet kritike, pasi rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën, duke e kthyer një nga akset më të rëndësishme të vendit në një pikë kritike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
