LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 11:11

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë, dalin detaje të reja nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e raportuar të dielën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda ka iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e Rëndë”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari me inicialet I.S., i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet dhe grumbullimin e provave relevante për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE