LAJME / E Martë 18 Shkurt 2025, 17:05

Arrestohet 70-vjeçari, aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës dhe përplasi tre të tjerë

Policia ka arrestuar 70 vjeçarin Ismail Lace i cili përplasi për vdekje mëngjesin e të hënës 28-vjeçarin Gëzim Muçaj në autostradën Tiranë Durrës.

28-vjeçari Gëzim Muçaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pasi kanë dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet që drejtohej nga Ismail Laçe.

Si pasojë e goditjes së marrë, 28-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje teksa tre pasagjerët e tjerë të identifikuar si Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, janë dërguar në spitalin e Traumës.