LAJME / E Martë 26 Maj 2026, 19:07

Arrestimi për vdekjen e Algitit 7-vjeçar, Petri Bozo: Nuk e kuptova çfarë godita, isha ngadalë

 

Arrestohet regjisori Petri Bozdo pas aksidentit tragjik në Elbasan, humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar

Regjisori Petri Bozdo është arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në momentin kur i mituri po kalonte rrugën për t’u nisur drejt shkollës, ndërsa pas përplasjes nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në dëshminë e tij të parë para policisë, Bozdo ka deklaruar se po lëvizte me shpejtësi të ulët për shkak të pranisë së kufizuesit të shpejtësisë në rrugë.

“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të ‘policit të shtrirë’. Kam përshëndetur një efektiv policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur diçka. Nuk e kuptova menjëherë se çfarë ishte dhe tentova të devijoj sapo ndjeva përplasjen. Kur dola nga automjeti, pashë fëmijën”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE