
Arrestimi i Jamarbër Malltezit ishte tema e diskutimit në pjesën e parë të emisionit Shqipëria Live ditën e sotme, megjithatë moderatorëve Arjon Muça dhe Erjona Rusi iu desh të mbyllin emisionin për shkak të toneve të nxehta në studio.
Gazetarja Alba Kepi në një lidhje skype për Malltezin tha se:
“Përpara se të jetë dhëndri i Sali Berishës, është nipi i një prej familjeve më të nderuara Begeja, që ka 60-70 mije metra katrorë pronë në Tiranë, dhe ka marrë vetëm 5% të tokës që ia kanë lënë trashigimtarët.
Unë po flas fakte, ti Endri e ke personale me Berishën prandaj flet kështu,”.
Shabani: Prona është e shenjtë po zotëria e ka vjedhur. Ka marrë tokën dhe fondet publike…
