LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 01:01

Apel për ndihmë: Vuan nga demenca, zhduket 67-vjeçarja nga Golemi

Familjarët e Mimoza Kapollarit, 67-vjeçe, kanë ngritur alarmin pas humbjes së kontakteve me të afërmen e tyre që prej pasdites së kësaj të diele, rreth orës 16:00, në zonën e Golemit.

Sipas informacioneve të siguruara nga familja, e moshuara është parë për herë të fundit pranë rezidencave “Viena” në Golem. Mimoza Kapollari vuan nga demenca, çka e bën edhe më urgjente gjetjen e saj. Në momentin e largimit, ajo shoqërohej nga qeni i saj, i cili duket edhe në foton e publikuar nga familjarët.

Për rastin janë vënë në dijeni edhe autoritetet policore, ndërsa familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që ndodhen në zonë ose që mund ta kenë parë 67-vjeçaren, të kontaktojnë menjëherë në numrin e mëposhtëm.

Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm. Nëse e keni parë ose keni dijeni mbi vendndodhjen e saj, telefononi në: +355 68 205 2855, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE