LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 10:10

Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin

Big Brother VIP Albania” ka marrë një vendim të papritur duke njoftuar anulimin e televotimit aktual pas përjashtimit përfundimtar të një prej banorëve të shtëpisë, Kristi Lamaj.

Njoftimi u dha përmes një Zarfi të Zi, i cili mbërriti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm. Mes një atmosfere të tensionuar, zarfi u lexua nga banorja Brikena, duke komunikuar vendimin zyrtar të “Vëllait të Madh”.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet”, thuhej në mesazhin zyrtar.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë, pasi përjashtimi i Kristit vjen pas një sërë situatash të diskutueshme që kanë shoqëruar qëndrimin e tij në reality show.

Kujtojmë se vetëm javën e kaluar, Kristi kishte lënë shtëpinë duke kaluar murin rrethues, një veprim që solli largimin e tij të përkohshëm nga gara. Megjithatë, në atë moment publiku vendosi t’i jepte një tjetër mundësi, duke e rikthyer në shtëpi dhe në konkurrim.

Pavarësisht kësaj shanse të dytë, produksioni ka vendosur përjashtimin përfundimtar të tij, duke i dhënë fund rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania” dhe duke anuluar njëkohësisht televotimin që ishte në proces.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky vendim në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE