LAJME / E Mërkurë 22 Tetor 2025, 19:07

“Analisti Çipa: Fatos Nano mësoi arabishten në burg – e tallej me komunizmin dhe ‘Zërin e Popullit’”

Analisti Aleksandër Çipa ka ndarë disa detaje interesante nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke rrëfyer se ai ishte një njeri me njohuri të gjera dhe poliglot, që dinte disa gjuhë të huaja — madje edhe arabishten, të cilën e kishte mësuar gjatë kohës që ndodhej në burg.

Në një intervistë televizive, Çipa ka treguar edhe një episod të veçantë nga kongresi i PASOK-ut në Greqi, ku Nano kishte befasuar të pranishmit me njohuritë dhe aftësitë e tij komunikative.

“Fatos Nano dinte disa gjuhë. Madje edhe arabishten, të cilën e kishte mësuar kur ishte në burg. Ai ishte një njeri me një kulturë të gjerë dhe me sens ironik që nuk e fshihte kurrë,” – u shpreh Çipa.

Ndërkohë, një tjetër zë që foli për ish-kryeministrin ishte ai i Kastriot Islamit, i cili kujtoi vitet e rinisë së Nanos:

“E kam njohur që kur ishte gjimnazist te ‘Petro Nini Luarasi’. Për kohën ishte rebel. Po të mos ishte djali i asaj familjeje, vështirë se mund të shkonte në universitet apo të bëhej anëtar partie.

Ishte një nga djemtë që e quanin veten ‘Bitëllsat e Petro Ninit’. Ishte i imët, nuk të binte në sy. Askush nuk e besonte se një ditë do të ishte kryeministër i Shqipërisë.”

Islami shtoi se Nano e kishte marrë me humor komunizmin dhe shpesh tallej me gjërat që regjimi i kohës i konsideronte të shenjta:

“Ai tallej me komunizmin, madje edhe me artikujt që botonim në ‘Zërin e Popullit’. Po të kishte vazhduar ajo politikë e ashpër para vitit 1985, Fatos Nano nuk do të kishte të ardhme,” – përfundoi Islami, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE