
Ndërsa shqiptarët jashtë kufijve luftojnë çdo ditë për të ruajtur gjuhën, flamurin dhe identitetin kombëtar, dhimbja bëhet edhe më e madhe kur shohin se vetë Shqipëria po përballet me vendime që prekin tokën dhe historinë e saj. Një thirrje për reflektim, bashkim dhe mbrojtje të vlerave që na kanë mbajtur gjallë si komb. ??
Dhimbja e dyfishtë: Lufta jashtë kufijve dhe copëtimi nga brenda
?Sa ironike dhe sa e rëndë është kjo peshë mbi supe! Në një kohë kur ne, jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë, po bëjmë një luftë të përditshme, të pandalur dhe me mish e me shpirt për të mbajtur gjallë frymën kombëtare, për të mbrojtur atë flamur të shenjtë që na mban bashkë, vetë Shqipëria e amë po na copëtohet para syve tanë.
?Ne sakrifikojmë gjithçka që emri shqiptar të mos shuhet aty ku jemi, përballemi me stuhitë e vështirësitë për ta mbajtur lart atë që na la Ismail Qemajli, ndërsa ata që e kanë për detyrë ta ruajnë si sytë e ballit, po e shesin pjesë-pjesë për interesa të ngushta.
?Kam mbetur duke luftuar për flamurin tim në çdo pëllëmbë ku frymoj, duke mbrojtur identitetin dhe rrënjët tona me çdo kusht, ndërsa Shqipëria ime, ajo që duhej të ishte kështjella jonë e pathyeshme, po më çmontohet e po më kaptohet pa mëshirë nga vetë udhëheqësit e saj.
?Kjo nuk është thjesht politikë, ky është një mëkat i rëndë ndaj historisë. Vlora nuk i përket asnjë kryeministri që ta trajtojë si pronë private. Çdo pëllëmbë e asaj toke ka një emër, ka një dëshmor dhe ka një shpirt që sot po lëndon dhe po qan për fatin e zi që po i shkruajnë. Dhimbja është e madhe, por shpresa mbetet që Vlora dhe mbarë kombi të dinë gjithmonë të zgjohen e të mbrojnë veten, ashtu siç kanë bërë gjithmonë në historinë tonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
