LAJME / E Enjte 15 Janar 2026, 16:04

Ambasada Amerikane sqaron: Kujdes! Ja Shqiptarët që nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:

? Turizëm
? Pushime
? Blerje
? Vizitë me miq ose të afërm
? Takime me bashkëpunëtorë biznesi
? Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë

Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
? Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)
? Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
? Studimi për një diplomë ose kredite akademike
? Performanca të paguara“, njofton Ambasada e SHBA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE