
Xhelal Mziu, i ftuar në një studio televizive, zbuloi se si do të jetë protesta e opozitës e 24 janarit. Kjo nuk është një betejë e PD-së apo Sali Berishës, por është e qytetarëve.
Dhe në fakt, sheshi duhet të mbushet nga qytetarët sepse kur shohin miliona euro të vjedhura, si në rastin e AKSHI-t, ku grupet kriminale kishin akses në të dhënat e qytetarëve, bëhet fjalë për një situatë ku duhet të ngrihen jo vetëm demokratët, por edhe personat apolitikë. Pse jo, edhe vetë socialistët”, tha deputeti demokrat.
Sipas tij, “data 24 duhet të dalë përtej pjesës politike”. “Duhet të dalin qytetarët dhe ta rrëzojnë këtë qeveri sepse është edhe më e keqe se ajo e diktaturës.
Sot kemi rekord të administratës publike sa i përket punësimit dhe kanë frikë për të dalë në protestë. Janë në panik, por absolutisht që do të dalin në shesh dhe data 24 janar do të jetë shumë më masive dhe do të përdoret çdo lloj instrumenti që përdorin edhe opozitat në Greqi dhe Francë”, deklaroi Mziu.
Por, ajo qe nuk permendi Mziu, sindikatat ne France dhe Greqi jane nder sindikatat me te fuqishme ne bote, te cilat e djegin qytetin ose paralizojne gjithe jeten e qytetit. Por sa e vertete do te jete kjo nuk dihet.
Por nese do te behet si ne Greqi e France, i bie se ate dite do te digjet Tirana dhe qytetet e tjera dhe mijera qyetare do te vershojne rrugeve, ashtu sic ndodh ne keto dy vende. Gjithcka ngelet per tu pare.
Megjithate, nje proteste e tille nuk eshte pare qe me 21 janarin e famshem, ku kater persona u vrane dhe dhjetera te tjere u plagosen. Nese flitet per nje skenar te tille, atehere ky eshte nje alarm i madh per vendin tone, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
