
Një konflikt personal dyshohet se qëndron në origjinën e vrasjes së kryeplakut të Lithovouni, në zonën e Makrynias, Aitoloakarnani.
Autori i dyshuar, një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua mëngjesin e së shtunës nga autoritetet.
Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, 44-vjeçari dyshohet se ka qenë personi që ka kontaktuar Policinë, duke pranuar se kishte qëlluar viktimën dhe se ishte përgjegjës për vrasjen.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai i kishte zënë pritë kryeplakut, duke pritur kalimin e tij me automjet.
Në momentin që makina e viktimës mbërriti në vendngjarje, i dyshuari hapi zjarr, duke qëlluar të paktën tre herë brenda automjetit, çka solli vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit. Viktima ishte i martuar dhe baba i një fëmije.
Hetimet nga autoritetet po vijojnë, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se mes dy burrave ekzistonte prej kohësh një marrëdhënie e tensionuar, e shoqëruar me përplasje të forta personale, të cilat dyshohet se çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
