
Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,
duke e akuzuar për ndikim negativ ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë publike, Ahmeti është shprehur se pasojat e politikave të Kurtit tashmë janë të dukshme. “Ia kemi parë
sherrin, po shihet nga hëna, që i ka dëmtuar shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë ai.
Sipas Ahmetit, veprimet dhe qasja politike e Kurtit kanë ndikuar në raportet politike dhe në situatën e përgjithshme të
shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.
Deklarata e tij pritet të nxisë reagime në skenën politike, duke shtuar debatet mes akterëve politikë në rajon lidhur me rolin dhe ndikimin e politikave të Kosovës tek shqiptarët jashtë vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
