
Videoja e fundit e ish-presidentes Vjosa Osmani nga tubimi i ashtuquajtur i “bashkimit” me Lumir Abdixhiku dhe Lidhja
Demokratike e Kosovës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qindra komentues kanë shpërthyer me mbështetje
për Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Nën videon e publikuar nga Osmani, shumë qytetarë kanë komentuar duke i bërë të qartë se në zgjedhjet e 7 qershorit vota e
tyre do të shkojë për LVV-në dhe Albin Kurtin, pavarësisht afrimit të saj me LDK-në në këtë aktivitet politik.
“Ne votojmë vetëm Albin Kurtin”, “LVV deri në fund”, “Nuk na bind askush kundër Kurtit”, kanë qenë vetëm disa nga komentet
që kanë dominuar postimin e presidentes.
Komentet kanë marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke treguar se baza e elektoratit në rrjete sociale vazhdon të shfaqë
mbështetje të madhe për Kurtin, edhe në postimet ku përfshihen figura të tjera politike.
Tubimi i fundit është komentuar gjerësisht në opinion, sidomos për shkak të afrimit të Osmanit me figura të LDK-së, gjë që ka nxitur reagime të ndryshme nga mbështetësit e saj dhe qytetarët në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
