LAJME / E Hënë 2 Mars 2026, 09:09

Alarmante në Vlorë! Pak pas mesnate mbulohen nga flakët dy automjete

Dy automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 pas mesnate në zonën e Skelës në Vlorë. Banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë Mercedes, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme, në zonën e motorit.

Bazuar në informacionet paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakeve. Megjithatë, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Po ashtu edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë, si edhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE