LAJME / E Hënë 23 Mars 2026, 14:02

Alarm për pensionet, të moshuarit dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri të qeverisë, ja çfarë kërkojnë

Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka nisur një betejë ligjore ndaj qeverisë, duke kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese disa nga dispozitat kyçe të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punësimit për efekt pensioni.

Kërkesë-padia është depozituar më 17 mars dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila është caktuar relatore e çështjes.

Në thelb të padisë qëndron mënyra se si ligji trajton vitet e punës të kryera gjatë sistemit komunist, veçanërisht për ish-punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe institucioneve publike të kohës. Sipas shoqatës, disa nene të ligjit vendosin kufizime që ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke përjashtuar ose ulur vlerën e periudhave të caktuara të punës.

Konkretisht, “Thinjat” kërkon shfuqizimin e një pjese të nenit 3, si dhe të neneve 4 dhe 5, duke i konsideruar ato në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas argumenteve të paraqitura, këto dispozita cenojnë parimin e barazisë dhe sigurisë juridike për pensionistët.

Ligji nr. 7/2025 synon të rregullojë njohjen e viteve të punës për mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonomi gjatë periudhës socialiste, por interpretimi dhe zbatimi i tij ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e përfituesve.

Vendimi i gjykatës pritet të jetë përcaktues jo vetëm për fatin e dispozitave të kundërshtuara, por edhe për mënyrën se si do të llogariten pensionet për këtë kategori qytetarësh në të ardhmen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE